Ministrja e Jashtme e Suedisë Ann Linde nënshkroi të martën në mëngjes aplikimin që deklaronte se vendi dëshiron të anëtarësohet në NATO, transmeton InLajmi.
Suedia shënoi një hap zyrtar drejt bashkimit me aleancën ushtarake të udhëhequr nga SHBA, duke i dhënë fund dekadave të neutralitetit ushtarak.
“Ndihet shumë e madhe, shumë serioze dhe duket sikur kemi arritur në një përfundim që është më i miri për Suedinë”, tha Linde.
Ministrja e Jashtme e Suedisë tha se nuk e dimë sa do të zgjasë ky anëtarësim, por llogarisin se mund të zgjasë deri në një vit.
“Tani këtë javë, ky aplikacion do të dorëzohet, së bashku me Finlandën, brenda një dite apo më shumë dhe më pas do të përpunohet nga NATO”, shtoi ministrja suedeze.
Kryeministrja e Suedisë Magdalena Andersson tha të hënën se vendi duhet t’i bashkohet NATO-s së bashku me Finlandën fqinje për të garantuar sigurinë e popullit suedez, shkruan CNN.
Ndërsa presidenti rus, Vladimir Putin ka thënë se hyrja e 2 vendeve nordike në NATO nuk do të krijojë një kërcënim për Rusinë, por zgjerimi ushtarak i aleancës sigurisht do të shkaktojë një reagim nga Rusia./InLajmi/