Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ditën e sotme më 17 maj mbush 40 vjet, shkruan InLajmi.
Vjosa Osmani nga 4 prilli i vitit 2021 është Presidente e Kosovës.
Osmani është lindur dhe rritur në qytetin e Mitrovicës, ndërsa me profesion është juriste.
Vjosa ishte gjithashtu këshilltare e Presidentit, Fatmir Sejdiu, gjithashtu në vitin 2020 deri në mars të vitit 2021 ka qenë Kryetare e Kuvendit të Kosovës./InLajmi/