Një vajzë nga Komuna e Pejës ka rënë në lumin Bistrica, përcjell InLajmi.
Lajmin për gazetën InLajmi e ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova, i cili tha se vajza është nxjerrë nga qytetarët dhe është dërguar në Spitalin e Pejës.
Vajza është jashtë rrezikut për jetë.
Njoftimi i plotë nga Policia e Kosovës:
“Rreth orës 11:15, policia është njoftuar se tek ish-tregu i gjelbër një vajzë ka rënë në lum. Personi në fjalë është nxjerrë nga qytetarët dhe është dërguar në Spitalin e Pejës, por është jashtë rrezikut për jetën. /InLajmi/