Ministri i Mjedisit, Planifikim Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu ka mbajtur një konferencë për media ditën e marte, bashkë me përfaqësues të Bashkimit Evropian ku kanë folur për ecurinë e rehabilitimit gjeneral dhe modernizimit të linjës hekurudhore në Kosovë dhe në rajon, raporton InLajmi.
“Rëndësi ka që përmes këtyre projekteve do të bëjmë lidhjen nga Peja për në Prizren dhe mund të shkojmë deri në Shkup, gjithashtu kemi biseduar me Shqipërinë nga Prishtina do të shkojmë deri në Durrës, ky projekt do të përcillet Prishtinë- Merdarë, pastaj deri në Nish” tha ai.
Aliu ka shtuar se këto projekte mundësojnë lëvizjen e lirë të njerëzve dhe të mallrave, pastaj bëjnë edhe lidhshmërinë me mjete të tjera të transportit.
“Ky projekt do të mundësoj lëvizjen e lirë të njerëzve dhe të mallrave. Duke e pasur pastaj afër portin e Durrësit do të kemi mundësi për kombinim të mirë të transportit” shtoi ai.
Gjithashtu Aliu ka treguar se të mërkurën me datën 18 maj në Kosovë do të mbahet Mbledhja Ministrore e Vendeve të Ballkanit, ku në këtë mbledhje do të bisedohet për koordinimin e transportit në vendet e regjionit./InLajmi/