Presidenti francez, Emmanuel Macron i ka premtuar presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky se dërgesat franceze të armëve në Ukrainë do të intensifikohen në ditët në vijim, transmeton InLajmi.
Zelensky gjithashtu kishte folur me Macronin për aplikimin e Ukrainës për t’u bërë pjesë e Bashkimit Evropian.
Gjatë bisedës telefonike, Macron tha se aplikimi i Ukrainës në BE ishte një çështje që do të shqyrtohej nga anëtarët e BE-së në një samit në qershor. Gjithashtu ai ia dha një ide Zelenskyt për krijimin e një “komuniteti politik” të ri jashtë BE-së për ta bërë më të lehtë integrimin e Ukrainës.
Duke kundërshtuar prej kohësh anëtarësimin e Ukrainës në BE, Rusia ka rënë dakord në një farë forme me këtë perspektivë gjatë një raundi bisedimesh paqeje, shkruan CNN.
Megjithatë, kjo mbështetje u anulua më vonë nga zyrtarët, të cilët fajësuan kryediplomatin e BE-së Josep Borrell, i cili tha se lufta midis 2 kombeve “do të fitohet në fushën e betejës”. /InLajmi/