Ushtria e Ukrainës ka thënë se Rusia po vazhdon ofensivën e saj në lindje të vendit, por pretendon se trupat ukrainase kanë pasur disa suksese në mbrojtje në 24 orët e fundit, transmeton InLajmi.
“Armiku i përqendroi përpjekjet e tij kryesore në Donetsk”,tha Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës në një përditësim në rrjetin social, Facebook këtë mëngjes.
Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës gjithashtu tha se aviacioni i armikut ka goditur infrastrukturën civile dhe ushtarake në Zonën Operative Lindore dhe objektet industriale thellë në Ukrainë.
Zyrtarët ukrainas shtuan artileria konvencionale dhe sistemet e raketave me shumë lëshime, janë ende duke u përdorur në Donetsk.
Megjithatë, Shtabi i Përgjithshëm tha gjithashtu se trupat e tij kishin arritur të zmbrapsnin 11 sulme ruse nëpër Donetsk dhe Luhansk, duke goditur një avion rus Su-25 dhe një raketë lundrimi në proces, shkruan BBC.
Gjithashtu forcat ukrainase thanë se kishin goditur, 5 tanke ruse, një sistem raketor anti-ajror Tor, 6 sisteme artilerie dhe 12 pjesë të pajisjeve të blinduara u shkatërruan gjithashtu, thuhet në raport./InLajmi/