Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, po qëndron tash e disa ditë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku ka zhvilluar një sërë takimesh me investitor të kompanive gjigante atje, përcjell InLajmi.
Ndalimin e radhës, Kurti e pati me shoqatën e bizneseve “Automation Alley”.
Kjo shoqatë që bën lidhjen ndërmjet industrisë, akademisë dhe qeverisë për të përshpejtuar inovacionin dhe për të nxitur zhvillimin ekonomik të Michigan-it juglindor.
Gjithashtu, kryeministri Kurti u takua me Drejtorin e Partneriteteve Strategjike Globale, Noel Nevshehir me të cilin diskutuan për Industrinë 4.0 apo siç njihet ndryshe, revolucionin e 4-tërt industrial. Industria 4.0 fokusohet në ndërlidhjen, automatizimin, mësimin makinerik dhe shkëmbimin e të dhënave në kohë reale në industrinë e prodhimit.
Kurti prezantoi para tyre mundësitë për investime në Kosovë dhe për potencialin në rritje të vendit tonë në Teknologjinë e Informacionit. Ai i ftoi për vizitë në Kosovë për të hulumtuar nga afër mundësitë që tregu i Kosovës ofron./InLajmi/