Europa po neglizhon Poloninë dhe Hungarinë kur bëhet fjalë për mbështetjen për numrin e refugjatëve ukrainas që vendet po pranojnë, ka thënë presidenti polak Andrzej Duda, transmeton InLajmi.
Pas një takimi me homologun e tij hungarez më herët sot, Duda pohoi se asnjë vend nuk kishte marrë mbështetjen e mjaftueshme për të zbatuar programet e nevojshme për të ndihmuar mjaftueshëm miliona njerëz të detyruar të largoheshin nga shtëpitë e tyre.
Ai tha se “nuk kishte dyshim” se ky qëndrim “minon unitetin evropian”, por premtoi të vazhdojë të bëjë “gjithçka për t’i bërë mysafirët nga Ukraina të ndihen sa më mirë në Poloni”, shkruan BBC.
Të dhënat e fundit të OKB-së tregojnë se 6.2 milionë njerëz janë larguar nga Ukraina që nga pushtimi i Rusisë:
Polonia ka pranuar 3.376.992 refugjatë
Rumania 919.574
Rusia 850.534
Hungaria 610.076
Moldavia 464.294
Sllovakia 424.027
Bjellorusia 27.308. /InLajm/