Dita e sotme e Moderatorës së Shqipërisë, Marina Vjollca, është mjaft e veçantë e ajo feston ditëlindjen e saj, përcjell InLajmi.
Bukuroshja e ekranit, që mbrëmë pas mesnate ka pranuar mjafte urime, por urimi më i veçant është i reperit Getoar Selimi, bashkëshortit të saj.
Rep-artisti i njohur kosovar, me një postim në rrjetet e tij social Instagram, ia uron ditëlindjen gruas së tij, me një foto ku është edhe vajza e tyre Marget.
“Urime ditëlindja për gruan time të dashur dhe nënën e engjëllit tonë. Ti më bën të lumtur dhe krenar për gjërat që kemi ndërtuar së bashku”,shkroi artisti Getoar Selimi.
Duket se ky urim e ka bërë mjaft të lumtur prezantuesen, në ditën e saj më të veçantë./InLajmi/