Ish-Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka ka reaguar për rastin e gjykimit të deputetes së Vetëvendosjes, Jetmire Vrenezit e cila u akuzua për keqpërdorim të detyrës zyrtare, u dënua me 3 vjet burgim dhe 2.000 euro gjobë, përcjell InLajmi.
Haskuka ka thënë se si duket rrënimi i objekteve pa leje në Kosovës po cilësohet si keqpërdorim i detyrës.
Ish-Kryetari i Prizrenit ka shtuar se sipas tij Kosova është një vend i çudirave dhe vetingu në drejtësi është prioritet mbi prioritet.
Postimi i plotë, i tij:
Nga sot rrënimi i objekteve pa leje në Kosovë trajtohet si “keqpërdorim detyre”.
Kosova vend i çudirave.
Vetingu në drejtësi prioritet mbi prioritet./InLajmi/