Musa Yamak ka ndërruar jetë pasi pësoi një atak në zemër dhe u rrëzua në ringun e boksit pas një përleshjeje në një shfaqje të vogël në Garching të Gjermanisë.
Boksieri gjerman kishte një rekord prej 8-të fitoresh, asnjë humbje dhe të gjitha ishin me nokaut.
Deri në atë pikë të duelit, i pamposhturi gjerman me origjinë turke, u përpoq të dilte për raundin e 3-të, por u rrëzua në tokë dhe ra pa ndjenja.
Ndeshja u fitua nga veterani ugandan Hamza Wandera (20-19, 3 nokaut). Mediat gjermane dhe ndërkombëtare raportojnë se Yamak qysh në ring nuk shfaqi shenja jete, duke u dërguar me urgjencë në spital.
Më vonë, boksieri u shpall i vdekur stafi mjekësor. E sa i përket shkakut të asaj që ka ndodhur, raportohet se vdekja e tij ka ardhur si rezultat i një infarkti të miokardit, transmeton Telegrafi.
Yamak u bë profesionist në vitin 2017 në një karrierë të ulët, e cila natyrisht u ndikua nga pandemia e vazhdueshme e koronavirusit. Dhe në luftën e tij të fundit në nëntor 2021, ai fitoi titullin WBFI duke mposhtur Siarhei Huliakevich.