Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden ka pritur kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis dhe gruan e tij në Shtëpinë e Bardhë, përcjell InLajmi.
Biden është ndjerë i nderuar me këtë vizitë të kryeministrit grek dhe bashkëshortes së tij.
“Ishte një nder të prisja kryeministrin grek Kyriakos Mitsotakis dhe znj. Mitsotaki për një pritje në Shtëpinë e Bardhë. Miqësia, partneriteti dhe aleanca mes 2 kombeve tona është më e fortë se kurrë” shkroi ai.
Gjithashtu presidenti i Amerikës, bëri të ditur se miqësia dhe partneriteti mes Greqisë dhe SHBA-ve është më i fortë se kurrë./InLajmi/