Policia e Kosovës ka njoftuar se të martën, rreth orës 16:00, është pranuar informata për dyshimet që ndërlidhen me një shpërthim të mundshëm në Rektoratin e Universitetit “Hasan Prishtina” në Prishtinë, përcjell InLajmi.
Informacionet e para flasin se kanosja e dyshimtë ka ardhur përmes postës elektronike.
Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur ndërmarrjen e veprimeve operative të nevojshme për të menaxhuar me situatën.
Lajmin për InLajmin e ka konfirmuar Zëdhënësi i Policë së Kosovës në rajonin e Prishtinës, Agron Borovci./InLajmi/