Robert Lewandowski vazhdon të jetë tema kryesore lidhur me skuadrën e Barcelonës.
Katalanët duan të përforcojnë sulmin me një emër të madh dhe Robert Lewandowski është më i lakuari në spekulime.
Ylli polak thuhet t’i ketë shprehur dëshirën e tij për largim krerëve të Bayern Munich dhe destinacioni më i mundshëm për të është Barca.
Sipas raportimeve të ‘Mundo Deportivo’, Robert Lewandowski i ka thënë PO Barcelonës.
Thuhej se katalanët mund të hasin në rivalitet me Chelsea, për shërbimet e sulmuesit polak, por ky i fundit duket se ka vetëm një dëshirë, përcjell lajmi.net.
Agjenti i Lewandowski ishte takuar me krerët e Barcelonës dhe thuhet se takimi ka qenë pozitiv.