Presidenti Zelesky ka dërguar një mesazh falënderimi për ushtarët ukrainas që kanë dëbuar trupat rus nga qyteti i Kharkiv-it, transmeton InLajmi.
Forcat ukrainase kanë rimarrë territorin në zonat veri-lindore ditët e fundit, duke i shtyrë rusët jashtë rrezes së artilerisë së qytetit, i cili kishte duruar javë të tëra duke u bombardua nga forcat ruse.
Gjatë ditës së hënë, një grup i ushtarëve u fotografuan përkrah një tabele kufitare të restauruar, me ngjyrat e flamurit ukrainas, që thuhet se kishin arritur në kufirin me Rusinë.
“Batalioni 227 i brigadës 127 të mbrojtjes territoriale të Ukrainës! Faleminderit shumë!” tha Zelensky, në një video të postuar në Instagram, shkruan BBC.
Zelensky ka falënderuar jashtëzakonisht ushtarët ukrainas dhe ua ka kërkuar të kujdesen për veten dhe të vazhdojnë ti japin lavdi Ukrainës./InLajmi/