Shefi parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri ka thënë se në mbledhje e qeverisë të ditës së hënë ka pritur të shqyrtohet projektligji për Trustin, raporton InLajmi.
Tahiri ka thënë që shpreson se të hënën e ardhshme do e procedojnë Ligjin për Trustin pasi në këtë seancë nuk arritën ta procedojnë.
“Sot kemi pritur të shqyrtohet projektligji për Trustin,. Një çështje e tillë qenka në Komisionin për Buxhet dhe Transfere. Ne i kërkojmë komisionit që ta sjell projektligjin me komente, në mënyrë që ta procedojmë për seancën e radhës. Ne shpresojmë që të hënë e ardhshme ta kemi mundësinë që ta procedojmë projektligjin për Trustin”, tha ai.
Anëtari i PDK-së ka shtuar se sipas qeverisë, çështja e Trustit është duke u shqyrtuar në Komisionin për Buxhet dhe Transfere.
Abelard Tahiri ka theksuar se pas kësaj seance medon që secili deputet duhet të mendoj dhe të reflektoj për çështjen e Trustit sepse është shumë e rëndësishme për qytetarët./InLajmi/