Zëvendës ministri i Jashtëm, Kreshnik Ahmeti në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës në ditën e hënë ka treguar se Kosova do vendos të sanksionojë 2 grupe që janë përfshirë në planifikime terroriste, raporton InLajmi.
Kreshnik Ahmeti ka treguar se me datë 21 shkurt Këshilli i Bashkimit Evropian ka vendosur t’i shtojë sanksionet e saj për 2 grupe terroriste, të cilat tani po i sanksionon edhe Kosova.
“Këshilli i BE-së më datë 21 shkurt vendosi t’i shtojë sanksionet e BE-së për 2 grupe të ndërlidhura me ISIL dhe Al-Qaeda, që veprojnë në Afganistan. Individët dhe personat e sanksionuar janë të përfshirë në planifikime terroriste në Afganistan dhe rajon”, tha zëvendësministri i Jashtëm, Kreshnik Ahmeti.
Këto 2 grupe janë shpallur terroriste nga Bashkimi Evropian, në të ashtuquajturat ISIL dhe Al-Qaeda janë përfshirë persona të ndryshëm që veprojnë në Afganistan dhe në rajon./InLajmi/