Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar Mohamed Bin Zayed, për emërimin si President i Emirateve të Bashkuara Arabe, përcjell InLajmi.
Osmani ka thënë se marrëdhëniet Kosovë – Emirate të Bashkuara Arabe do të shkojnë vetëm duke u forcuar.
“Në emër të popullit të Kosovës, i uroj Lartësisë së Tij Shejh, Mohamed Bin Zayed, çdo sukses si President i Emirateve të Bashkuara Arabe. Jam i bindur se nën udhëheqjen e tij, marrëdhëniet Kosovë – Emirate të Bashkuara Arabe do të shkojnë vetëm duke u forcuar, ndërtuar mbi marrëdhënie tashmë të shkëlqyera”, tha ajo
Ndryshe, Sheikh Mohamed bin Zayed u zgjodh zyrtarisht president në fund të javës së kaluar./InLajmi/