Reagimet vazhdojnë të vërshojnë pasi Suedia konfirmoi se do të ndiqte hapat e Finlandës dhe do të aplikonte për anëtarësim në NATO, transmeton InLajmi.
Norvegjia, Danimarka dhe Islanda lëshuan një zotim të përbashkët për fqinjët e tyre nordikë, duke u ofruar atyre mbështetje nëse sulmohen përpara se të shqyrtohen aplikimet e tyre përkatëse.
Kryeministri norvegjezë, Jonas Gahr Stoere ka thënë se Norvegjia është e gatshme të ndihmojë Suedinë dhe Finlandën nëse sulmohen para se të anëtarësohen në NATO.
“Së bashku me Danimarkën dhe Islandën, Norvegjia është e gatshme të ndihmojë fqinjët e saj nordikë me të gjitha mjetet e nevojshme nëse ata janë viktimë e agresionit në territorin e tyre përpara se të anëtarësohen në NATO”, tha kryeministri norvegjezë, shkruan BBC.
Së bashku me Danimarkën dhe Islandën, Norvegjia është e gatshme të ndihmojë fqinjët e saj nordikë me të gjitha mjetet e nevojshme nëse ata janë viktimë e agresionit në territorin e tyre, përpara se të anëtarësohen në NATO./InLajmi/