Kryeministri i Francës, Jean Castex dha dorëheqjen të hënën, transmeton InLajmi.
Castex erdhi në pallatin presidencial të Elysée të hënën për të ofruar zyrtarisht dorëheqjen e tij, të cilën presidenti Emanuel Macron “e pranoi”, tha Elysée në një deklaratë.
Macron pritet të emërojë një kryeministër të ri së shpejti.
Mediat franceze thonë se ministrja e Punës Elisabeth Borne është favoritja për këtë detyrë.
Në Francë, është e zakonshme që presidentët të kenë më shumë se një kryeministër gjatë mandatit të tyre, shkruan EuroNews.
Macron dhe kryeministri i tij i ri më pas do të zhvillojnë bisedime për të emëruar qeverinë e re të plotë të Francës në ditët në vijim. /InLajmi/