Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka kujtuar zhdukjen e profesorit të shquar të çështjes kombëtare, Ukshin Hoti, përcjell InLajmi.
Krasniqi ka thënë se për 2 dekada, i njëjti regjim që zhduki në errësirë krimet edhe profesorin Ukshin, sot, po e mban të fshehur të vërtetën e këtij rasti.
Gjithashtu, kryetari i PDK-së, tha se për zbardhjen e rasitit të qindra qytetarëve tjerë të Kosovës shteti ynë nuk do të ndalet asnjëherë së kërkuari informata për drejtësi.
Postimi i plotë i tij:
Sot, bëhen 23 vjet nga zhdukja e profesorit e veprimtarit të shquar të çështjes kombëtare, Ukshin Hoti.
Porfesor Ukshini ishte intelektuali i pazëvendësueshëm që, me zë, shkrime e vepra artikuloi idenë dhe punoi parreshtur për çlirimin dhe pavarësinë e Kosovës.
Me guximin e tij politik, Ukshin Hoti frymëzoi shumë breza intelektualësh e patriotësh shqiptarë.
Fatkeqësisht, për më shumë se 2 dekada, i njëjti regjim që zhduki në errësirën e krimeve të tyre edhe profesorin Ukshin, sot, me një tjetër fytyrë, po e mban të fshehur të vërtetën e këtij rasti.
Për zbardhjen e fatit të profesorit Ukshin dhe të qindra qytetarëve tjerë të Kosovës që figurojnë akoma të zhdukur, populli dhe shteti ynë nuk do të ndalet asnjëherë së kërkuari informata, drejtësi dhe, mbi të gjitha, përgjegjësi./InLajmi/