Liderët e Danimarkës, Islandës dhe Norvegjisë kanë mirëpritur vendimin e Finlandës dhe Suedisë për të aplikuar për anëtarësim në NATO, transmeton InLajmi.
Ne mirëpresim fuqimishëm vendimin e Finlandës dhe Suedisë për të aplikuar për anëtarësim në NATO”, thanë të 3 vendet në një deklaratë të përbashkët.
“Ne vërejmë se vendimet e Finlandës dhe Suedisë për të aplikuar për anëtarësim në NATO janë vendime sovrane kombëtare në përputhje me të drejtën e Finlandës dhe Suedisë për të zgjedhur vetë marrëveshjet e tyre të sigurisë. Finlanda dhe Suedia kanë të drejtë të ndjekin procesin e tyre të anëtarësimit pa asnjë përpjekje për ndërhyrje të jashtme. ”, thuhet në deklaratë.
Të hënën, qeveria suedeze njoftoi për vendimin e saj për të aplikuar për anëtarësim në NATO.
Të 3 vendet theksuan të hënën se siguria e Finlandës dhe Suedisë janë “një çështje e shqetësimit të përbashkët për të gjithë ata”.
“Nëse Finlanda ose Suedia bëhen viktimë e agresionit në territorin e tyre përpara se të anëtarësohen në NATO, ne do të ndihmojmë Finlandën dhe Suedinë me të gjitha mjetet e nevojshme,” u zotuan të 3 vendet, shkruan CNN.
Ata u zotuan gjithashtu se do të bëjnë maksimumin për të siguruar një proces të shpejtë pranimi, pasi Finlanda dhe Suedia tashmë përmbushin kriteret përkatëse për anëtarësimin në NATO. /InLajmi/