Mesfushori i Liverpool, James Milner thotë se ai nuk e shikon lojën e Manchester City-t pasi e sheh si një “humbje energjie”.
Teksa vazhdon gara për titullin e Premier Ligës, në mes Manchester City dhe Liverpool, mesfushori i ‘Reds’ ka disa fjalë për ndeshjet e ‘Citizens’.
Sipas tij, është humbje energjie dhe për këtë arsye ai nuk i përcjell ndeshjet e Man City.
“Unë kurrë, kurrë nuk i shikoj ndeshjet e tyre, është një humbje energjie.” tha Milner për The Athletic, përcjell lajmi.net.
Skuadra e Pep Guardiolës ka avantazhin prej 4 pikësh ndaj ‘Reds’ të Jurgen Klopp, por ata kanë një ndeshje më pak të zhvilluar.