Ish-ambasadori i Kosovës në Britani të Madhe, dhe anëtari i kryesisë së LDK-së, Muhamet Hamiti ka thënë se kryeministri Albin Kurti po qeveris ndryshe, por më keq, dhe se “ndryshe” nuk është domosdoshmërish mirë.
Ai tha se me veprimet e tij politike si qeveritar tanimë po vërehet se ai ka bërë një kthesë prej 180 shkallësh, duke theksuar takimin e Kurtit me Vuçiqin.
Gjithashtu Hamiti tha se Kurti i ka habitur ata që i kanë besuar retorikes së tij, që Albini ishte ndryshe, shkruan Portali.info.
Në veprimin politik si qeveritar po shihet se ai ka bërë kthesa 180 shkallësh, sidomos në këtë pikë të dialogëve dhe të takimeve me Vuçiqin. I ka habitur ata që i kanë besuar kësaj retorike, ata që kanë besuar që Albini është ndryshe. Albin po bënë politikë ndryshe, por në shumë pika o i bën më keq”, tha Hamiti.