Deputeti i LDK-së, Arben Gashi ka folur pas zhvillimeve në Komitetin për Politikë dhe Demokraci të Këshillit të Evropës që po mbahet në Kretë
”Ne nuk kemi bërë asgjë të jashtëzakonshme, ne kemi bërë punën tonë, në përfaqësimin e Kosovës”, tha ai.
“Në këtë takim patëm një ballafaqim me Daciqin”, tha Gashi.
Sipas Gashit, Daçiqi u mundua që të mos lejojë që Kosovës t’i jepet fjala. Pas kësaj, Gashi tregoi se ata kanë kundërshtuar Daçiqin, duke shtuar se kanë “kemi deklaruar se si mund të flasim për vlera, kur Kosova të mos jetë në këto sesione e forume”.
Ai tha se përplasja me Daçiqin ishte për çështjen e shpalljes së pavarësisë së Kosovës.
”Unë i thash që Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë e ka legjitimuar pavarësinë e Kosovës, dhe ka konstatuar se Kosova është rast “sui generis””.
Ai tha se deputetja Saranda Bogujevci ka pasur një paraqitja shumë të mirë.
Gashi në Kanal 10 tregoi se si Bogujevci i tha Daçiqit se regjimi i Millosheviqit ku ishte pjesë edhe vetë kryetari i Kuvendit të Serbisë, ia ka vrarë thuajse tërë familjes.
”Patëm një paraqitje dinjitoze”, tha ai.