Performuesit e shtetit të Ukrainës që fituan Eurovizion-in në këtë vit, Kalush Orchestra janë kthyer në shtëpi për të ndihmuar njerëzit, që ikin nga vendi, për shkak të luftës që po zhvillohet mes Ukrainës dhe Rusisë, transmeton InLajmi.
Reperi, Oleg Psiuk, drejton një organizatë vullnetare që ndihmon refugjatët me ushqim, strehim dhe mjekim.
Psiuk tha se shpresonte që konkursi i këngës në Eurovizion të vitit të ardhshëm do të mbahej në një Ukrainë të sapo rindërtuar dhe të lumtur.
Kombeve fituese u jepet automatikisht mundësia për të pritur ngjarjen vjetore.
“Ne do të bëjmë çmos që Mariupoli i Ukrainës, një qytet i çliruar, paqësor që do të rindërtohet, të presë mysafirë dhe pjesëmarrës të Eurovizionit një ditë”, tha Presidenti ukrainas, Zelensky.
Pas fitores së tyre të shtunën mbrëma, solisti Psiuk bëri një lutje nga skena, duke iu thënë shteteve të ndihmojnë Ukrainën./InLajmi/