Deputeti gjerman, Knut Abraham iu ka bërë thirrje Ministrave në Këshillin e Evropës, që ta vendosin në agjendën e tyre propozimin e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës, përcjell InLajmi.
Përpjekjen për t’ia tërhequr vëmendjen qeverisë italiane që ta vendos propozimin e Kosovës në agjendë, në mënyrë që të diskutohet në Komitetin e Ministrave të Këshillit të Evropës, deputeti gjerman e ka bërë përmes një postimi në rrjetin social, Twitter.
“Koha për të vepruar: I bëj thirrje qeverisë italiane që ta vendosë në agjendë propozimin e Kosovës tani, në mënyrë që të diskutohet në Komitetin e Ministrave të Këshillit të Evropës në Torino të premten. Momenti i duhur duhet të përdoret tani” ka shkruar ai.
Knut Abraham ka shtuar se tani është momenti i duhur që Kosova të jetë në agjendën e Këshillit të Evropës./InLajmi/