Ish- ambasadorja kosovare në SHBA, Vlora Çitaku në 23 vjetorin e zhdukjes së Ukshin Hotit ka shprehur admirimin e saj për Hotin si një mendimtar, vizionar e aktivist, përcjell InLajmi.
Çitaku ka cituar fjalët e Ukshin Hotit që thoshte se Serbia e cila mbanë Kosovën të pushtuar nuk është asnjëherë e lirë.
Anëtarja e PDK-së tutje ka vazhduar me citimin e fjalëve të Ukshin Hotit duke thënë se Kosova për Serbinë është kult i robërisë së vetvetes.
Postimi i plotë, i saj:
Ukshin Hoti, mendimtar, vizionar, aktivist. Burim i pashterueshëm frymëzimi.

“Një Serbi që e mban të pushtuar Kosovën nuk është as vetë e lirë. Liria e vërtetë e Kosovës është një premisë themelore edhe për lirinë e vërtetë të Serbisë. Kosova për Serbinë është kulti i robërisë së vetvetes, nëse nuk bëhet shans i lirisë dhe i evropianizimit të saj të ardhshëm.” Ukshin Hoti./InLajmi/