Boksierja Donjeta Sadiku, ka fituar medaljen botërore në Kampionatin Botëror të Boksit, që po mbahet në Stamboll të Turqisë, përcjell InLajmi.
Sadiku ka mposhtur Wu Shih-yi të Taipeit, në çerekfinalen për kategorin -60 kg.
Komiteti Olimpik ka bërë të ditur se boksierja Sadiku ka sjell medaljen e parë botërore Kosovës.
Postimi i plotë nga Komiteti Olimpik:
HISTORIKE: DONJETA SADIKU I SIGURON KOSOVËS MEDALJE BOTËRORE NË BOKS
Arritje madhështore. Donjeta Sadiku ka siguruar medaljen botërore në Kampionatin Botëror të Boksit, që po mbahet në Stamboll të Turqisë.
Boksierja jonë mundi Wu Shih-yi të Taipeit, në çerekfinalen e kategorisë -60 kg.
Sadiku do t’i sjell medaljen e parë botërore Kosovës nga sporti i boksit për seniore.
I urojmë shumë fat dhe suksese në rrugën drejt medaljes së artë.
Krenar me ty!/InLajmi/