Ministri i Mbrojtjes së Ukrainës, Oleksiy Reznikov ka thënë se shpreson të armatosë një milion luftëtarë ndërsa vendi po përgatitet për një fazë lufte të re dhe të gjatë, transmeton InLajmi.
Oleksiy Reznikov, tha se Ukraina do të duhet të planifikojë me përpikëri burimet dhe të shmangë gabimet në mënyrë që të fitojë luftën me Rusinë, sepse sipas tij deri më tani shteti rus ka pësuar disfatë strategjike.
Reznikov tha se mbërritja e armëve të huaja dhe stimulimi i prodhuesve ukrainas do të ndihmonte më tej që ti prishë ekuilibrin Rusisë, por para kësaj, Ukraina po përballet me javë jashtëzakonisht të vështira.
“Askush nuk mund të thotë se sa armë duhet ti mbledhim në këtë periudhë, ne do të sigurojmë mbrojtjen kryesisht me burimet tona, kundër armikut rus të tërbuar nga inati,” tha ai, shkruan BBC.
Ministri ukrainas theksoi se rritja e sanksioneve kundër Rusisë dhe rritja e ndihmave për Ukrainën brenda disa muajve duhet të krijojë kushte në të cilat Kremlini do të humbas të gjitha shanset për sukses ndaj shtetit ukrainas./InLajmi/