Operatori finlandez i rrjetit të shpërndarjes së energjisë elektrike, “Fingrid” ka njoftuar se kompania ruse “Inter RAO” po ndalon furnizimet e energjisë ndaj Finlandës, arsyeja e këtij veprimi sipas Rusisë është problemet në marrjen e pagesave, pas shitjeve të energjisë elektrike, transmeton InLajmi.
Eksportet e energjisë elektrike nga Rusia në Finlandë do të pezullohen të shtunën nga ora 01:00 me orën lokale.
Njoftimi i Rusisë për ndalimin e energjisë elektrike ndaj Finlandës vjen një ditë pasi shteti finlandez tregoi synimin e saj për t’u bashkuar me NATO-n.
Shteti finlandez blen vetëm 10% të energjisë elektrike të saj nga Rusia dhe sipas Fingrid ajo do të kompensojë mungesën energjetike duke marrë më shumë energji elektrike nga Suedia dhe duke rritur prodhimin në Finlandë, shkruan BBC.
Kompania e energjisë elektrike finlandeze “Fingrid” tregoi se Finlanda pret të bëhet e vetë mjaftueshme me energji elektrike në vitin 2023./InLajmi/

















