Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, është pritur në takim nga Zëvendës Ministri i Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës Hysen Durmishi, përcjell InLajmi.

Në këtë takim, Ramosaj dhe Durmishi kanë nënshkruar 3 projekte të rëndësishme për Komunën e Deçanit.


I pari i Deçanit ka thënë se këto projekte kanë të bëjnë me ndërtimin e 2 rrugëve, në fshatrat e kësaj komune dhe mbështetje buxhetore për përfundimin e asfalltimit e disa rrugëve tjera.
Postimi i plotë i tij:
U prita sot nga Zëvendës Ministri i Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës Hysen Durmishi, me të cilin nënshkruam 3 projekte të rëndësishme për Komunën e Deçanit.
Projekti i parë ka të bëjë me ndërtimin e rrugës së qendrës nga Ura e Demës deri te rruga e “Isa Balaj” (Rruga Gashit).
Projekti i 2-të ka të bëjë me ndërtimin e rrugës për fshatin tani më turistik Pleqe.
Projekti i 3-të për mbështetje buxhetore për përfundimin e asfalltimit të rrugëve dhe rrugicave sipas llotit 2 në Komunën e Deçanit.
Të jam mirënjohës zëvendës Ministër për mbështetjen!/InLajmi/



















