Kosova ka dorëzuar, aplikimin për anëtarësim në Këshillin e Europës, përcjell InLajmi.
Lidhur me këtë, Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, është shprehur se se do ta mbështes plotësisht Kosovën në këtë process.
Gjithashtu Meta, i’u ka bërë thirrje të gjitha institucioneve shqiptare të mobilizohen dhe të bëjnë çdo përpjekje për ta kthyer këtë mundësi historike në sukses.
Postimi i plotë nga Ilir Meta:
Kosova dorëzoi dje, në një seancë të jashtëzakonshme, aplikimin për anëtarësim në Këshillin e Europës.
Kosova sot mishëron plotësisht parimet themelore të KE që lidhen me demokracinë, të drejtat e njeriut dhe shtetin ligjor.
Duke mbështetur plotësisht Kosovën në këtë proces, u bëj thirrje të gjitha institucioneve shqiptare të mobilizohen dhe të bëjnë çdo përpjekje për ta kthyer këtë mundësi historike në sukses.
Kosova anëtare e KE do të jetë një vlerë e shtuar për paqen, sigurinë dhe demokracinë në rajonin tonë dhe Europë./InLajmi/