Presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe, Sheikh Khalifa, ka ndërruar jetë në moshën 73-vjeçare, transmeton InLajmi.
Lajmi u bë i ditur pasditen e së premtes nga agjencia shtetërore e lajmeve Wam.
Ministria e Çështjeve Presidenciale theksoi se periudha e zisë për vdekjen e presidentit do të fillojë sot dhe do të zgjasë 40 ditë ndërsa gjatë kësaj periudhe flamujt shtetëror do të ulen në gjysmështizë, shkruan The National News.
Sheikh Mohammed bin Rashid, zëvendëspresident dhe sundimtar i Dubait, shprehu trishtimin e tij të thellë për lajmin e vdekjes së presidentit. /InLajmi/