Brooke Scullion nga Irlanda nuk ka arritur të kualifikohet në finalen e Eurovision Song Contest, transmeton InLajmi.
Eliminimi i 23-vjeçares ishte një surprizë për shumë shikues të Eurovizionit, pasi ajo mori pritjen më të ngrohtë të natës gjatë gjysmëfinales së së enjtes në Torino.
Por ëndrra e saj në Eurovizion ka marrë fund, ashtu si edhe shpresat e Irlandës për të rritur epërsinë e saj si vendi me më shumë fitore.
“Nuk na shkoi siç duhet,” tha ajo, “por ne jemi kaq, kaq të lumtur me atë që bëmë.”
Në një postim emocionues në Instagram, ajo shtoi: “Ndoshta nuk ishte për mua, por ndoshta në të ardhmen do të vijnë gjëra më të mëdha.
“Nuk mund të kisha bërë më shumë”, shkruan BBC.
Irlanda tani nuk ka arritur të kualifikohet në finalen e Eurovizionit në shtatë nga 10 përpjekjet e saj të fundit. /InLajmi/