Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja, ka thënë se rritja e pagës minimale i synon të përfitojn 120 mijë përsona, apo rreth 32 përqind të punëtorëve të regjistruar në ATK, raporton InLajmi.
Gjithashtu Muja, tha se këto grupe shoqërore që përfitojnë më shumë gjenden në sektorin e tregtisë me shumicë dhe pakicë 32 mijë përfitues,
“Pagat në sektorin privat për 1 dekadë janë rritur mesatarisht vetëm 34 euro. Rritja e pagës mesatare nuk përkon as me rritjen e produktivitetit dhe shkallës së inflacionit në dekadën e fundit. Rritja e pagës minimale i synon rreth 120 mijë përfitues të drejtpërdrejtë, apo rreth 32 përqind të punëtorëve të regjistruar në ATK. Këto grupe shoqërore që përfitojnë më shumë gjenden në sektorin e tregtisë me shumicë dhe pakicë 32 mijë përfitues, në industrinë përpunuese 18 mijë përfitues në gastronomi 13 mijë përfitues, në ndërtimtari 10 mijë përfitues dhe në aktivitete të sigurimit fizik 12 mijë përfitues. Shumica janë të moshës së re 16-24 vjeç dhe në kuadër të kësaj moshe kryesisht femra”,tha thënë Muja.
Tutje ka shtuarë se pagat në sektorin privat për 1 dekadë janë rritur mesatarisht vetëm 34 euro/InLajmi/