Ministri rus i Mbrojtjes Sergei Shoygu dhe ministri amerikan i mbrojtjes Lloyd Austin kanë folur për herë të parë që nga dita kur Rusia pushtoi Ukrainën, Austin ka kërkuar që Rusia të ndalojë bombardimet në Ukrainë, transmeton InLajmi.
Sipas një deklarate të lëshuar nga Pentagoni, Austin kërkoi armëpushim të menjëhershëm nga rusët dhe e përdori bisedën me ministrin Shoygu, për të theksuar rëndësinë e mbajtjes së kontakteve ndaj të 2-ja palëve, shkruan BBC.
Lloyod Austin të mërkurën bisedoi me Ministrin e Mbrojtjes të Mbretërisë së Bashkuar Ben Wallace dhe të 2-të zgjedhën të punojnë me vendosmëri për ti siguruar Ukrainës mbrojtje nga Rusia./InLajmi/

















