Real Madridi janë të sigurt se do të nënshkruajnë me Kylian Mbappe në fund të sezonit.
Këtë javë pati takime intensive në mes të të afërme të francezit dhe madrilienëve, e që e gjitha kjo po duket se ka ndikuar pozitivisht në bindjen e lojtarit për t’u transferua te “Los Blancos”.
Dëshira e kahmotshme e lojtarit ishte të luante për “mbretërit”, por situata me PSG e komplikoi shumë arritjen e marrëveshjes finale.
Drejtuesit e klubit parisien i bënin presion përmes ofertave të majme 23-vjeçarit, me kushtin e vetëm që ky ta hidhte “të zezën mbi të bardhë”, transmeton lajmi.net.
Kontrata e Mbappe përfundon në verën e këtij viti.