Deputeti i PDK-së, Mergim Lushtaku ka thënë se partia e tij nuk do ta mbështetë Projektligjin për pagën minimale, raporton InLajmi.
Ai tha se me Projektligjin për pagën miminale po po bëhet një dëm i madh tek kategoritë e ndryshme sociale.
Lushtaku tha se ne esencë e mbështesim rritjen e pagës minimale, por që duhet bërë me dialog social, siç është e përcaktuar me rritjen e pagës.
Lushtaku tha se Vetëvendosje e ka harruar dialogun social dhe ajo me këtë projektligj po mundohet të tejkalojë çdo dialog.
“Në këtë projektligj nuk do ta ndryshojmë se bënë ndryshimin e një numër të ligjeve që prek individ të caktuar. Ku si VV dhe Qeveria Kurti e dimë që keni harru dialogun social. Edhe në këtë pjesë projektligji që synon rritjen e pagës minimale në por duhet të bëhet me dialog social siç është e përcaktuar për rritjen e pagës. E dimë që qeveria po mundohet ta tejkaloj çdo dialog social me këtë ligj. Ne si PDK e shohim që po bëhet një dëm i madh tek kategoritë e ndryshme sociale dhe nuk do ta votojmë”. /InLajmi/