Deputetja e Kuvendit të Kosovës ka njoftuar se në raportin e Fondacionit për Inovacion Politik me bazë në Francë, Kosova ka dalë një pozitë mjaft të mirë sa i përket çështjeve politike ekonomike dhe sociale, përcjell InLajmi.
Ky raport i bën këto matje nëpër shtete të ndryshme në botë.
Sipas këtij raporti, 89% e qytetarëve të Kosovës ndjehen se mund të shprehen lirshëm (vendi i parë në Evropë) ndërsa 79% e qytetarëve të Kosovës ndjehen se ndryshimet mund të bëhen nëpërmjet votes si dhe 73% e qytetarëve të Kosovës besojnë që demokracia funksionon në vendin e tyre.
Deputetja thotë se edhe ky raport e tregon që Kosova është vend i lirisë dhe i demokracisë funksionale si dhe shembull i rajonit.
Postimi i plotë i tij:
Fondacioni për Inovacion Politik me bazë në Francë, që bënë matje mbi çështjet politike, ekonomike dhe sociale të shteteve nëpër botë, në raportin e fundit në një sërë çështjesh e nxjerrë shumë mirë Kosovën.
89% e qytetarëve të Kosovës ndjehen se mund të shprehen lirshëm (vendi i parë në Evropë)
79% e qytetarëve të Kosovës ndjehen se ndryshimet mund të bëhen nëpërmjet votës.
73% e qytetarëve të Kosovës besojnë që demokracia funksionon në vendin e tyre.
Kosova, vendi i lirisë dhe demokracisë funksionale. Shembull i rajonit! /InLajmi/