Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti përmes një postimi në rrjetin social, Twitter ka shprehur pikëllim e tij për vdekjen e Presidentit të Emirateve të Bashkuara Arabe, Sheikh Khalifa bin Zayed Al Nahyan, përcjell InLajmi.
“I pikëlluar kur dëgjova për vdekjen e Presidentit të Emirateve të Bashkuara Arabe, Sheikh Khalifa bin Zayed Al Nahyan, ai do të mbahet mend për rolin e tij transformues në vendin e tij, por edhe për mbështetjen e vazhdueshme ndaj vendit. Ngushëllimet më të sinqerta familjes mbretërore dhe popullit të Arabisë” shkroi ai.
Kurti ka shtuar se Presidenti Arab do të mbahet mend për rolin e tij transformues në Emiratet e Bashkuara.
I pari i Qeverisë përmes këtij shkrimi e ka ngushëlluar familjen mbretërorë të Presidentit po ashtu ka ngushëlluar edhe popullin arab./InLajmi/




















