Kryeministri i Kosovës Albin Kurti është takuar me guvernatoren e Iowas, Kim Rejnolds me të cilën kanë biseduar rreth potencialit të Kosovs dhe rritjen e bashkëpunim mes 2 vendeve, përcjell InLajmi.
Kurti shprehu mirënjohjen për marrëdhënien në mes Kosovës dhe Iowa-s, si dhe kontributin për ndërtimin e një shoqërie demokratike, të lirë dhe të orientuar drejt vlerave perëndimore.
Sipas Kurtit në këtë takim u bisedua për krijimin e mundësive të reja të bashkëpunimit, për rritjen e investimeve, ngritjen e kapaciteteve njerëzore, shfrytëzimin e potencialit natyror si dhe për promovimin e vlerave të përbashkëta të 2-ja vendeve.
Në takimin Kurti-Rejnolds në veçanti u vlerësua partneriteti në mes të Gardës Kombëtare të Iowa-s dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës, dhe qëllimi afatgjatë për zhvillimin e ngritjen e mëtejme të saj dhe përafrimin e kushteve për anëtarësim në NATO.Kryeministri theksoi se Kosova është faktor stabiliteti në rajon dhe se do te vazhdojë të jetë kontribuuese për sigurinë në rajon dhe botë, në mbrojtje të paqes dhe vlerave demokratike, përkrah aleatëve, në veçanti Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian.Në këtë takim, morën pjesë dhe Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, Zëvendësministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Liza Gashi, Shefi i Stafit të Kryeministrit, Luan Dalipi, koloneli Ejup Maqedonci, dhe shefi i Misionit në Konsullatën në Iowa, Artan Duraku./InLajmi/

















