Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka marrë pjes në takimin e organizuar nga Komuniteti Shqiptaro-Amerikan dhe Këshilli për Çështje Botërore të Dallasit, përcjell InLajmi.
Kurti, ka thënë se në vendin tonë kemi klimë tërheqëse për investime, posaçërisht në sektorin e teknologjisë së informacionit, e lidhur me këtë ai i’u ka ftuarë investitorëve të fokusuar në sektorin e TI-së që ta përfshijnë vendin tonë në planet e tyre për kontraktimin e shërbimeve.
Gjithashtu Kurti ka shtuarë se, Qeveria e Republikës së Kosovës është zotuar për të punuar bashkë me mërgatën për të mirën e përbashkët dhe për qeverisjen e Kosovës.
Postimi i plotë nga Albin Kurti:
Para investitorëve potencialë, akademikëve dhe profesionistëve të ndryshëm, në një takim të organizuar mbrëmë nga Komuniteti Shqiptaro-Amerikan dhe Këshilli për Çështje Botërore të Dallasit/ Fort Ëorth (Ëorld Affairs Council of Dallas/Fort Ëorth) shpreha gatishmërinë e Qeverisë sonë për të ofruar dhe siguruar kushte të favorshme për investimet e huaja.
Në Kosovë kemi klimë tërheqëse për investime, posaçërisht në sektorin e teknologjisë së informacionit. Mbi 650 kompani të këtij sektori, 70% e të cilave eksportojnë shërbime kryesisht në SHBA dhe BE, tregojnë për potencialin tonë të madh dhe të dëshmuar.
Duke marrë parasysh këto cilësi, u bëra ftesë investitorëve të fokusuar në sektorin e TI-së që ta përfshijnë vendin tonë në planet e tyre për kontraktimin e shërbimeve.
Ndërkaq, në Qendrën Kulturore Shqiptaro-Amerikane në Teksas u takova me bashkatdhetarët tanë, të cilët jetojnë e punojnë në këtë shtet.
Kjo Qendër është themeluar nga vetë komuniteti shqiptar dhe nëpër dekada vazhdon të promovojë e mbajë gjallë trashëgiminë tonë të pasur kulturore dhe kombëtare. Në fund të viteve të 90-ta komuniteti shqiptar në Teksas, së bashku me këtë qendër, ofruan mbështetje për refugjatët që ishin larguar nga lufta në Kosovë. Njëkohësisht ata respektuan shtëpinë e re, mikun e aleatin tone, Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Mërgata jonë, e veçanërisht mërgata e Amerikës ka qenë gjithmonë prijëse e ndryshimeve politike në vendlindje. Ka lobuar dhe ka ndihmuar fuqishëm në situatat më të vështira për Kosovën.
Andaj, ne u jemi falënderues për gjithë kontributin dhe rolin para, gjatë dhe pas luftës, para dhe pas shpalljes së pavarësisë, dhe sot e kësaj dite.
Qeveria e Republikës së Kosovës është zotuar për të punuar bashkë me mërgatën për të mirën e përbashkët dhe në qeverisjen tonë, mërgata konsiderohet pjesë thelbësore e zhvillimit të qëndrueshëm të vendit.
Vëmendja e veçantë e Qeverisë për mërgatën është reflektuar edhe në Programin Qeverisës, me nismën për një program nacional për transferim të dijes dhe përvojës nga mërgata në Kosovë, strategji të re për diasporën, projektligj të ri si dhe zhvillimin e një koncepti për dialog me qytetarët jashtë vendit.
Përveç këtyre takimeve, kemi zhvilluar edhe 2 vizita në kuadër të avancimeve teknologjike në sektorë të rëndësishëm për vendin tonë. Së pari, delegacioni ynë ka zhvilluar vizitë tek universiteti Texas A&M, ku kemi parë nga afër teknologjitë më të fundit për mbështetjen e bujqve, një ndër prioritetet e para të Qeverisë sonë. Më vonë, u takuam edhe me përfaqësuesit e Raytheon Technologies, ku kemi biseduar rreth nevojave të Kosovës në fushën e mbrojtjes, duke pasur si synim një botë më të sigurt dhe paqësore./InLajmi/