Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti në seancën plenare të së premtes ka thënë se rishikimi i buxhetit është veprim joligjor nga ministri Hekuran Murati, raporton InLajmi.

“Mos mashtro as deputet as qytetarë je duke folur para njohësve të buxhetit” tha ai.
Hoti ka shtuar se ka plotë raste kur në kuvend dalin ligje që deputetët nuk janë të vetëdijshëm se a janë apo nuk janë në përputhje me ligjet e Kosovës.

“Keni kujdes me këto interpretime, i drejtohem edhe kryetarit të kuvendit që në Kuvendin e Kosovës të vinë ligje që ne i njohim ose që janë në përputhje me ligjet e Kosovës” shtoi ai.
Ish-Kryeministri Hoti ka shtuar se ministri Hekuran Murati në seancën plenare të së premtes nuk e ka sjell dokumentin e KASHI-të të rishikuar./InLajmi/




















