Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ishtë në pritje të Opinionit të Komisionit të Venecias për Koncept-Dokumentin për Vetting, raporton InLajmi.
Haxhiu, në mbledhjen e sotme të Komisionit ishte për të dhënë mendimin e saj rreth qështjes ndërmjet Grupit për Studime Juridike dhe Politike dhe Komisionit për Legjislacion.
“Pra duke pasur parasysh zotimet para qytetarëve dhe nevojën që e kanë për drejtësi ne kemi themeluar grupin punues. Ky dokument ka të bëjë me verifikimi siç janë gjyqtar, prokurorë. Vettingu do të fillohet më strukturën më të lartë dhe brenda 5 vjetëve është theksuar se do të përfundojë. Tani besojmë që të gjitha çështjet janë adresuar dhe presim kontribut edhe nga akterë tjerë. Besoj që kemi vullnetin të angazhohemi që qytetarët të kenë respekt për figurën e gjyqtarit dhe prokurorit”,ka thënë Haxhiu.
Gjithashtu, ajo tha se Vettingu do të fillohet më strukturën më të lartë brenda 5 vjetëve./InLajmi/