Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla ka folur të premten në një konferencë për media kryesisht për aplikim e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin Evropian, raporton InLajmi.
Gërvalla ka thënë se procesi i anëtarësimit është proces i gjatë cili nuk dihet saktësisht se sa do të zgjas.
“Ky është një proces i gjatë duhet të jemi te përgatitur pasi kemi bërë hapin e parë, kjo procedurë për shtete të ndryshme ka zgjatur në periudha të ndryshme, është e pamundur të parashihet” tha ajo.
Sa i përket lajmeve për çnjohjen e Kosovës nga disa shtete, Gërvalla ka shtuar se nuk ka ndonjë informacion zyrtar se ndonjë shtet ka nisur procedurat për çnjohjen e Kosovës.
“Ne s’kemi informacion që ka ndonjë çnjohje të shtetit të Kosovës, ose lajmi është i pavërtetë ose ka kohë që Serbia punon për çnjohje, neve nuk ka intereson se çfarë bënë Serbia” shtoi ministrja.
Ministrja ka theksuar se Kosova ka mbështetje madje edhe me shkrim nga shumë shtete anëtare të Këshill të Evropës./InLajmi/