Zëvendës Kryeministrja e Kosovës, Donika Gërvalla ka thënë se Serbia ka mundësi që po punon, që shtete të ndryshme ta çnjohin Republikën e Kosovës, raporton InLajmi.
Ministrja Gërvalla në konferencën për mediat të së premtes ka thënë se nuk ka ndonjë informacion zyrtar se ndonjë shtet ka nisur procedurat për çnjohjen e Kosovës.


“Ne s’kemi informacion që nuk ka ndonjë çnjohje të shteti të Kosovës, ose lajmi është i pavërtetë ose ka kohë që punojnë për çnjohje, neve nuk ka intereson se çfarë bënë Serbia”tha ministrja.
Gërvalla ka thënë se ka shtetet që formalisht nuk na kanë njohur, por na mbështesin për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës./InLajmi/




















