Kuvendi i Shqipërisë nuk miratoi më herët rezolutën e propozuar për njohjen e gjenocidit të Serbisë në Srebrenicë, pasi shumë deputetë votuan kundër, përcjell InLajmi.
Në lidhje me këtë çështje ka reaguar deputetja boshnjake Sabinca Cudic, e cila tha se 51 deputetët shqiptarë që dolën kundër kësaj rezolute e poshtëruan veten, duke dërguar këtë lloj mesazhi edhe në Kosovë e në krejt botën.
Ajo e cilëson këtë mosmiratim të kësaj rezolute si diçka të turpshme, duke thënë se me këtë veprim ata deputetë iu bashkuan mohuesve të gjenocidit të Serbisë. /InLajmi/
https://twitter.com/SabinaCudic/status/1524804195307626498