Deputeti ukrainas, Mykhaylo Radutskyy ka thënë se trupat ruse kanë shkatërruar plotësisht 101 objekte të kujdesit shëndetësor dhe kanë dëmtuar 570 të tjera që nga fillimi i luftës, transmeton InLajmi.
Deputeti pretendon se sulmet nuk ishin aksidentale dhe se objektet e kujdesit shëndetësor ukrainase, kanë qenë objektiva të ushtrisë ruse gjatë gjithë konfliktit.
“Ushtria ruse po sulmon infrastrukturën mjekësore. Ata nuk shpresojnë më të pushtojnë territoret tona, por duan të shkatërrojnë të gjitha objektet mjekësore me sulme me raketa dhe bombardime. Duke i lënë qytetarët tanë pa spitale, pa maternitete, pa kujdes mjekësor dhe pa mjekë kjo është pjesë e gjenocidit të popullit ukrainas”, shtoi ai, shkruan BBC.
Zyrtarët thonë se 3 persona, përfshirë një fëmijë, u vranë në një sulm rus në një maternitet për fëmijë në qytetin e Mariupol-it në mars./InLajmi/