Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca ka replikuar ndaj deputetit të PDK-së Hisen Berisha, pasi ky i fundit kishe thënë se VV-ja nuk ka pasur deputetë që kanë qenë pjesë e UÇK-së, raporton InLajmi.
Kryetari i Kuvendit ka thënë se Berisha nuk duhet të flasë në këtë drejtim, për arsye se ofendohen shumë deputetë që kanë qenë pjesë e luftës së UÇK-së, dhe sipas Konjufcës pjesëmarës kanë qenë shumë deputetë nga të gjitha partitë.
“Kur po thuani se nuk keni qenë pjesë e asaj kategorie. LDK po e shoh 1, në VV po i shoh 5, në PDK po i shoh 2. Kështu që nuk bën me hy andej sepse ka shumë deputetë që ofendohen e që kanë qenë (në luftë). Nuk bënë hiç të flisni në këtë drejtim dhe mendoj që prej të gjitha grupeve parlamentare kanë qenë”, tha Konjufca.
Berisha tha se te deputetët e Vetëvendosjes ka pasur shumë “shpërfaqje dhe tendenca për të mohuar vlerat e luftës.
“Nëse keni komplekse nga fakti që s’keni qenë në periudhën e duhur pjesë e madhështisë së luftës për liri që të jetë veteran i kësaj luftës, invalid apo familje dëshmori nuk është e denjë dhe e ndershme t’i luftoni këto vlera”.